Telegrafi

Trusti ka kthyer 30 milionë euro

 Gjatë publikimit të raportit për vitin 2008 të BQK , vlerësohet se në vitin 2008 nuk është vërejtur kriza financiare globale në Kosovë, ndersa në  2009 vendi do të përballet me sfida me te medha ndërsa problemet edhe pse në masë jo të lartë kanë filluar të shfaqen në sektorin real të ekonomisë, si në eksport, remitanca dhe në investime.

Gurvenatori Rexhepi vlerësoi se edhe sektori i investimeve është “prekur pak” nga kriza financiare globale dhe mund të ketë impakt të caktuar në dinamikën e zhvillimeve. Sipas Rexhepit kanë paralajmëruar se viti 2009 do të jetë vit më i rëndë për shkak të ambientit të përgjithshëm ndërkombëtarë që është krijuar për shkak të krizës financiare ndërkombëtare.

Sipas tij, Trusti Pensional pas zgjedhjes së bordit është funksional dhe ajo çfarë theksoi se është inkurajuese për të gjithë është fillimi i funksionimit të tregjeve financiare ndërkombëtare dhe performimi i tyre i mirë.

Ai njoftoi se nga muaji mars kthimi nga investimet e Trustit kanë shënuar vazhdimisht rezultate pozitive, kështu që për tre muaj u tha se ka pasur kthime pozitive diku rreth 30 milionë euro.

Vitin e kaluar ky institucion kishte humbur rreth 100 milion euro, pas renies se aksioneve.

Ndryshe, në raportin për vitin 2008 thuhet se në këtë vit me gjithë shtrirjen ekonomia e Kosovës kishte një rritje reale të Bruto Produktit të Brendshëm prej 5.4%.

“Sektori financiar i Kosovës vazhdoi me performancë të kënaqshme. Gjatë vitit 2008 sektori bankar i cili vazhdon të zë vendin kryesor në sistemin financiar të Kosovës, kishte një normë vjetore të rritjes së depozitave prej 26.4% dhe kredive 32.7%, duke financuar në masë të madhe konsumin dhe investimet e sektorit privat”, thuhet në raportin e BQK për vitin 2008. /Telegrafi/