Site icon Telegrafi

Trusti ia “trus” keq me 6 tenderë

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), i cili menaxhon miliona euro nga kontributetet e qytetarëve të vendit, ka shkelur në disa raste ligjin për disa tenderë.

Raporti i Mbikëqyrjes dhe Monitorim nga Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), ka qitur në pah disa shkelje që ka bërë Trusti gjatë implementimit të disa tenderëve.

Sipas raportit të monitorimit të përpiluar nga ekspertet monitorues gjatë inspektimit të Fondit të kursimeve pensionale të Kosovës, ka vlerësuar se ky institucion publik nuk ka vepruar në harmoni me kërkesat e legjislacionit për prokurim publik duke anashkaluar kërkesat e nenit 55.30 të udhëzuesit operativ për prokurim publik.

Ky raport ka evidentuar shkelje në tetë tenderë që ka monitoruar në Trust, shkruan ORAinfo.

Shkeljet janë evidentuar në tenderët të cilët kemi radhitur si më poshtë:

– Shtypja e raportit vjetor FKPK/14/012/236

– Shërbimet e përkthimit përshtatjes, lektori mit dhe përkthimit simulant FKPK/14/006/236

– Hulumtimi i opinionit për Brendi e FKPK-së FKPK/14/028/236

– Furnizim me FBX dhe licenca te Mikrosoftit pjesa 1, FKPK/14/033/121

– Furnizim me Haurdver për infrastrukturën ekzistues, FKPK/14/025/121

– Furnizim afatgjatë me naftë për vetura e ngrohje, FKPK/14/023/121

Në dosjen e aktiviteteve në fjalë raporti konstaton se nuk ekziston dokumentacion që dëshmon mbarëvajtjen e implementimit te kontratës si, vendimi për caktimin e menaxherit dhe plani i menaxhimit të kontratës, dokumente këtu që evidentojnë menaxhimin e kontratës sipas kushteve të parapara.

Me këtë rast KRPP përmes raportit ka kërkuar nga FKPK që të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e duhura që të plotësohet e gjitha dosjet e aktiviteteve të prokurimit që ka të bëjë me menaxhimin e kontratës si, vendimi për caktimin e menaxherit si dhe përgatitja e planit të menaxhimit të kontratës. /ORAinfo/Telegrafi/

Exit mobile version