Telegrafi

Trusti humbi edhe 3.8 milionë euro

Sipas uebfaqes zyrtare të Trustit gjatë muajit gusht investimet e Trustit kanë rënë në vlerë për 3.83 milionë euro.

Humbjet e parealizuara këtë muaj vijnë pas një muaji që pati një performancë mjaft pozitive të investimeve të Trustit me një rritje të vlerës së aksioneve prej 2.74 për qind, apo në vlerë monetare, një rritje prej rreth 11.5 milionë euro, pa përfshirë taksën menaxhuese.

Muaji gusht ka ulur vlerën e aksioneve të Trustit në 0.97 euro nga rreth 0.98 sa ishte në fund të muajit korrik. Kjo rënie e vlerës së mjeteve të Trustit ka bërë që vlera e mjeteve në menaxhim të jetë vetëm 429.828.564 euro.

Sipas të dhënave të Trustit, çmimi i aksionit prej fillimit të vitit ka rënë për 0.986 për qind. Që nga fillimit të këtij viti humbjet e trustit kapin shifrën prej rreth 2 milionë euro. /Telegrafi/