Site icon Telegrafi

Trusti, ​218 mijë aplikime për tërheqjen e 10 – përqindëshit

218 mijë qytetarë gjatë ditës së djeshme kanë aplikuar në Trust për tërheqjen e 10-përqindëshit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, i cili ka thënë se përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit ia kanë dalë dhe se sistemi nuk ka rënë.

Ndërsa ka shtuar se të dhënat personale të qytetarëve me rastin e aplikimit janë të sigurta.

“Gjysmëdita e parë u mbyll me 218 mijë aplikime! Përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit, që u detyruam ta bënim për të mos lënë asnjë dyshim mbi sigurinë e të dhënave të kontribuuesve, ne besojmë se ia kemi dalë. Sistemi nuk ra!”

“Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 218 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare.

Sistemi funksionoi, sigurinë e ruajtëm në maksimum dhe u përpoqëm të jemi në krye të detyrës”, thuhet në njoftim.

“Falënderues BQK-së dhe bankave për bashkëpunimin, mediave për ndihmën që na dhanë, ASHI-së për mbështetjen dhe gjithë kontribuuesve që na inkurajuan dhe vlerësuan për mundin”, thuhet në fund.

Exit mobile version