Site icon Telegrafi

Trusti, 156 mijë aplikime për tërheqjen e 10 përqindëshit

Trusti, Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se për rreth 5 orë 156 mijë persona kanë aplikuar për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka njoftuar se adresa e re për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti është e sigurt, teksa ka paralajmëruar se për afër 5 orë , kanë aplikuar 156 mijë qytetarë.

Njoftimi është bërë përmes një komunikate të lëshuar nga Fondi, teksa kanë njoftuar për hapjen e një uebfaqeje të re, në mënyrë të përshpejtimit të aplikimit.

Zëdhënësi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, ka thënë se dy kategori përjashtohen nga aplikimi në Trust.

Ata që nuk kanë mjete të kursyera në Trust dhe rrjedhimisht edhe nuk kanë llogari të kursimit përjashtohen nga aplikimi në Trust pasi nuk kanë mjete dhe nuk kanë për çfarë të aplikojnë, dhe pensionistët.

“Kjo ndodh pasi që nga momenti që ai kontribuues pensionohet i gjithë bilanci kalon në bankën të cilën ai kryen shërbimet. Andaj edhe pensionistët nuk kanë pse të aplikojnë. Pra këto dy kategori që përjashtohen nga mundësi për të aplikuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version