Telegrafi

Trusti 11.5 milionë euro në korrik

Ky kthim pozitiv e ka rritur çmimin e aksioneve të Trusti-t në 0.98 euro nga rreth 0.95 euro që ishte në fund të muajit qershor. Kjo rritje e vlerës së mjeteve të Trusti-t ka bërë që të ngrihet edhe vlera e mjeteve në menaxhim në mbi 427 milionë euro.

“Rritja e vlerës së kthimit nga investimet e Trusti-t në tregjet financiare përmes asetmenaxherëve, ka ardhur drejtpërdrejt nga përmirësimi i tregut të aksioneve dhe i tregjeve financiare në përgjithësi. Shkaqet për këtë përmirësim erdhën nga ulja e rrezikut të krizës së borxheve në disa vende të Bashkimit Evropian, çka solli edhe kthimin e besimit në monedhën euro”, thuhet në një komunikatë për media të Trustit.

Gjithashtu përmirësimi i dukshëm i eksporteve gjermane i dha mjaft shtytje rritjes ekonomike të BE-së. Ndërsa në SHBA, përveç se u arrit të ndërpritet derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës, pati rritje të numrit të të punësuarve, edhe pse jo në nivelet e pritura.

Sidoqoftë, edhe pse edhe vitin 2010 tregjet financiare nuk e kanë fituar ende një stabilitet të qëndrueshëm, të dhënat tregojnë se tregjet financiare, deri në fund të gjysmës së parë të 2010-s, kanë qenë me më pak oscilime se sa në vitet 2008 dhe 2009. /Telegrafi/