Disa shkencëtarë kanë zbuluan pjesën e trurit e cila aktivizohet gjatë leximit, dhe pikërisht ky fakt i ka bërë shkencëtarët të besojnë se jemi në gjendje t’i njohim fjalët si fotografi para se t’i lidhim me tinguj dhe kuptime.
Pra, do të bashkoni disa fjalë bashkë dhe truri juaj do të kthejë menjëherë këtë fjali në një fotografi të vetme.
Sipas një studimi të ri të publikuar në Journal of Neuroscience, truri ynë fjalët që i njeh i shikon si fotografi, i njeh fjalët e tëra në vend të çdo shkronje veç e veç.
Për të vërtetuar këtë hipotezë, disa hulumtues kanë bërë një eksperiment me një grup të vogël. Atyre u ka dhënë disa fjalë pa kuptim dhe disa fjalë që ata i njohin mirë, që t’i kthejnë në fotografi.
Rezultati ishte se personat e eksperimentit reagonin menjëherë me fjalët që truri i tyre i njihte se sa me fjalët e pakuptimta. Por, në momentin që truri i këtyre personave kishte nisur t’i njohë fjalët e pakuptimta reagonte ndryshe.
Para këtij ushtrimi, këto fjalë kanë provokuar reagime të ndryshme, por pasi që i kanë mësuar, përgjigjet janë bërë shumë më konkrete, sikur t’i kenë shikuar fjalët e duhura.
Në trurin e njeriut ndodhet një vend për formimin vizual të fjalëve. Ai ndodhet në anën e majtë, afërsisht pas veshit të majtë dhe përballë rajonit të ngjashëm në anën e djathtë, i cili është përgjegjës për njohjen e fytyrave. /Telegrafi/