Telegrafi

Truri vendos më shpejt se sa mendon

Në këtë studim, 14 meshkuj dhe femra të moshës nga 21-30 qëndruan para kompjuterit dhe përcollën shkronja të rastit të cilat janë shfaqur në ekran, një nga një. Kur ata e shihnin shkronjën e shfaqur, shtypnin njërin nga dy tastet në kompjuter dhe tregonin shkronjën e cila ishte në kompjuter, pasi që merrnin vendimin.

Në ndërkohë, ata i janë nënshtruar disa skenimeve trunore duke shfrytëzuar pasqyrimin me rezonancë magnetike, e cila tregon aktivitetin e trurit që është i lidhur me këto vendime.

Këto skenime të trurit kanë treguar aktivitet në dy regjione në pjesën frontale dhe parietale të korteksit të trurit, të cilët janë aktivizuar shumë më herët, madje deri në 10 sekonda, krahasuar me vendimin e vetëdijshëm, për të shtypur njërën prej tasteve të kompjuterit.

“Kjo tregon se kur vendimet rreth subjektit kanë pranuar informacionet e duhura, ky vendim veçse është ndikuar nga një aktivitet i pavetëdijshëm i trurit, për rreth 10 sekonda më herët”, kanë thënë studiuesit.

Këto të arritura janë publikuar në edicionin e muajit prill të revistës “Nature Neuroscience”.