Site icon Telegrafi

Truri krijon kujtime të rrejshme, ndërsa bllokada mbron mendjen e mbingarkuar

Lexoni librin që keni lexuar qysh para 15 viteve, por mbani mend emrin e personazhit kryesor dhe askujt tjetër. Ky është shembull i përkohshmërisë apo kalueshmërisë, gabimit më të shpeshtë të kujtesës. Të anketuarit është dashur të mbajnë mend tri renditje të germave dhe t’i përsërisin pasi që kanë numëruar mbrapsht. Pas gjashtë sekondash gjysma e germave është fshirë nga kujtesa. Deri në sekondën e 12-të kanë mbajtur mend më pak se 15 për qind të germave, kurse pas sekondës së 18-të asnjë tjetër. Informatat nga kujtesa afatshkurtër zhduken më shpejt. Fakti që harrojmë të parëndësishmet, ndihmon që kujtesa të mos ngarkohet.

Por truri mundet edhe tërësisht të ndryshojë kujtimet. Psikologu Donald M. Thompson në një emision televiziv ka folur për psikologjinë e dëshmive të dëshmitarëve okularë. Mëngjesin e ardhshëm e ka marrë policia, sepse viktima kishte thënë që sulmuesi i saj quhet Thompson dhe ka dhënë përshkrimin e tij. Doli që para sulmit ajo kishte shikuar emisionin dhe ishte hutuar. Ky është gabimi i kujtimeve të rrejshme, kur gabimisht lidhim një ose më shumë aspekte të ngjarjes, prandaj ndodhë që edhe të telefononi mikun dhe t’i tregoni se çfarë keni lexuar në gazeta, ndërsa ai ju thotë se atë gjë ua ka treguar ai në mëngjes.

Askush nuk e ka parë gorillën – Prej të anketuarve të cilët është dashur të numërojnë kalimtarët në xhirim, askush nuk e kishte vënë re gorillën. Problemi ynë është edhe memoria potenciale, ajo çfarë duhet të bëjmë. Përhumbja na shpëton nga ajo që të mbajmë mend të gjitha situatat e mërzitshme në jetë.

Truri mban mend atë që do – Njerëzit besojnë që ndodhitë “e mira” nga e kaluara janë meritë e jona, ndërsa për ato të turpshme gjithmonë ka faj dikush tjetër. Vetëm një e treta e prindërve ka kujtuar si duhet qëndrimet e para nëntë vitesh. Të tjerët kanë pohuar që kanë qenë më liberalë ndaj të drejtave të minoriteteve, ka treguar studimi amerikan.

“Si nuk të kujtohet?” – Pas filmit në të cilin hajduti vret shitësen, të anketuarit është dashur ta dallojnë vrasësin në mes pesë fotografive. Të gjithë kanë identifikuar të njëjtin edhe pse vrasësi nuk ka qenë fare në fotografi. Forcën e sugjestionit mund ta dëshmoni edhe tek miqtë. Tregojuani tre detaje nga fëmijëria, nga të cilat njëri është i rrejshëm, dhe thuajuni: “Si nuk e mban mend!”

Shkenca e plagjiaturës – Për shkak të kujtimeve të rrejshme mund të lindin edhe plagjiatët. Muzikantët, shkrimtarët dhe shkencëtarët nuk mund të shmangin kopjimin e paqëllimshëm të kolegëve, sepse dëgjojnë ndonjë këngë dhe u lind “ideja”.

Bllokada mbron mendjen e mbingarkuar – Si quhet ai aktori i cili gjithmonë aktron tipat spirituoz? Nuk është Willis, e as Denzel Washington. Para syve e keni skenën e filmit, por emri nuk ju kujtohet. Problemi juaj është bllokada, dhe sa më të moshuar që jeni, aq më keq bëhet, thotë shkenca.

Filmi ka aromë të kuqe – Kur kujtesa bllokohet, disa njerëzit mund ta vënë në lëvizje me sinestezë, fenomenin e lidhjes së shqisave, transmeton Koha.net. Kur mendojnë për fjalën, mund të ndjejnë shijen e ndonjë peme ose të shohin ngjyrën. Kështu mund të “shihni” skenën, por jo edhe emrin.

Bruce Willis ose Will Smith – Bllokada e kujtesës mund të kalohet edhe përmes asociacioneve. Kështu Bruce Willis mund t’ju përkujtojë në Will Smith. Teoria thotë se si kujtesa mund të kthehet nëse dëgjojmë fjalë që tingëllojnë ngjashëm (Willis – Will). /Telegrafi/
 

Exit mobile version