Telegrafi

Truri ka nevojë për pushim – për t’u mbushur me energji

Hulumtuesit e Universitet Wisconsin Madison, kanë treguar se pjesët ku qelizat nervore bashkohen me njëra tjetrën, të quajtura sinapsa, janë të fuqishme kur jemi zgjuar dhe të qeta kur ne flemë.

Sinapsat harxhojnë rreth 80% të energjisë së trurit të njeriut dhe për shkak të miliona neuroneve, energjia e nevojshme “është shumë e madhe dhe nuk mund të krijohet pandërprerë”, kanë sqaruar studiuesit. Truri ka nevojë për një “periudhë jashtë funksioni, gjatë të cilës kohë nuk jemi të ekspozuar ndaj rrethit, për të qetësuar sinapsat”.

Në një shkrim të botuar në revistën Nature, studiuesit e Universitetit të sipërpërmendur kanë shkruar: “Ne besojmë se kjo është arsyeja se pse njerëzit dhe organizmat e gjallë kanë nevojë për gjumë. Pa gjumë, truri arrin një pikë të ngopjes, në të cilën harxhohet energjia në disponim”.