Site icon Telegrafi

“Truri im nuk po funksiononte si duhet”, Miley Cyrus zbulon se si dieta vegane ndikoi në shëndetin e saj

Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Miley Cyrus së fundmi ka treguar se si truri i saj ‘nuk po funksionte si duhet’ ndërsa po ndiqte një dietë të rreptë vegane.

Në një bisedë me Joe Rogan në “Joe Rogan Experience”, këngëtarja foli për disa nga çështjet shëndetësore që përjetoi teksa ishte në dietë nga viti 2013 në 2019, pas së cilës vendosi ta lë atë.

“Unë isha vegane për një kohë shumë të gjatë dhe më është dashur të ha peshk dhe vitamina sepse truri im nuk po funksiononte siç duhet”, u citua këngëtarja e “Midnight Sky” të thoshte nga Independent.

Miley Cyrus (Foto: Instagram)

Problemet e tjera shëndetësore përfshinin dhimbje të forta në ije, derisa e kuptoi se kjo nuk po funksiononte më.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Miley Cyrus

Këngëtarja me famë ndërkombëtare kujtoi kohën kur ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth i kishte përgatitur ca peshq.

“Burri im më përgatiti ca peshq. Kam qarë, si, për një kohë të gjatë. Kam qarë për peshkun… më dhemb vërtet të ha peshk”, tha ajo.

Ylli i “Slide Away” më tej tha se ajo kompensoi dietën duke mbajtur kafshë shtëpiake.

“Unë kam 22 kafshë në fermën time në Nashville, kam 22 në shtëpinë time në Calabasas, po bëj gjithçka që duhet të bëj për kafshët”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version