Garnitura e drunjtë e kuzhinës është e rëndësishme për shumë arsye: nuk përçon nxehtësinë, nuk dëmton enët dhe nuk ndikon në shijen e ushqimit të cilin e gatuani
Pastrimi në makinën e larjes së enëve mund t’i shkurtojë jetëgjatësinë garniturës së drunjtë, andaj kini parasysh edhe alternativat e tjera, transmeton Telegrafi.
Rekomandohet përdorimi i vajit të kokosit dhe pastrimi me lecka kuzhine, në mënyrë që të shmangen dëmtimet e drurit dhe që të eliminohen të gjitha njollat dhe bakteret.
Pas pastrimit, enët është e nevojshme të shpëlahen me ujë të nxehtë. Erëzat e forta ndonjëherë mund të lënë gjurmë të cilat vështirë pastrohen.
E kemi zgjidhjen! Më parë garniturën zhyteni në ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndrojë jo më shumë se 5 minuta.
Nxirreni nga uji, qitni kripë kuzhine dhe fërkoni me limon derisa kripa të shkrihet. Pastaj shpëlani me ujë të ftohtë dhe lëreni garniturën të thahet. /Telegrafi/