Telegrafi

Truqe të vogla për pamje të natyrshme

Zgjateni grimin orientalisht, madje edhe jashtë këndeve të syve. Së pari vihet hija ngjyrë e kaltër e çelë përgjatë gjithë pjesës nën vetulla.

Pastaj vizatohet me laps shiriti në ngjyrë të kaltër të errët. Përdoret lapsi, i cili lë ngjyrë përgjatë gjithë syrit. Të mos ju pengojë ndryshimi i dukshëm i nuancave.

Në qepalla, së pari përdoret maskara ngjyrë e kaltër e çelë, ndërsa majat lyhen me maskara ngjyrë të errët të së kaltrës, madje edhe me ngjyrë të zezë, porse kjo lyerje bëhet vetëm në qepallat e epërme. /Telegrafi/