Me siguri mendoni që tashmë keni provuar çdo truk të mundshëm bukurie, mirëpo, artistët e grimit më të mirin e kanë ruajtur për vete
Po ju sjellim disa truqe të grimit, për të cilat ende nuk keni dëgjuar, por të cilët do të bëjnë grimin tuaj të duket i mrekullueshëm! – transmeton Telegrafi.
1. Qitni mbi vetulla tone me ngjyra
Ky veprim i thjeshtë grimi në sekondë do të ngrejë vizualisht vetullat tuaja dhe do të hapë edhe më shumë shikimin.
2. Qitni maskarë në gjithë sipërfaqen e qerpikëve
Për të nxjerrë maksimumin nga vetullat tuaja, provoni të qitni një shtresë maskare edhe nga ana e sipërme dhe e poshtme e qerpikëve dhe me kujdes krihni. Në këtë mënyrë do t’i jepni gjatësi dhe vëllim shtesë.
3. Ndriçoni zonat rreth hundës dhe buzëve
Dukjen e freskët të fytyrës do ta arrini duke ndriçuar zonat rreth hundës dhe buzëve. Qitni korrektor rreth hundës dhe këndeve të buzëve dhe prekni me maja të gishtave. Korrektori ideal për këtë qëllim është ai diç me strukturë më të lehtë, me fund më të shkëlqyer.
4. Lapsin përdoreni vetëm në pjesën e jashtme të këndit të syrit
Për të arritur efektin e syrit të hapur dhe shikimit vigjilent, lapsin për sy qiteni vetëm në këndet e jashtme të syrit, pastaj butësisht shtrijeni me gisht në drejtim të brendësisë së syrit. Me këto truqe të thjeshta grimi do të dukeni të freskëta dhe të bukura në çdo kohë të ditës! /Telegrafi/