Para se të fillonte takimi mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidentit rus Vladimir Putin, disa detaje nuk u kanë shpëtuar kameramanëve të shumtë që ishin prezent.
Truprojat e Kim Jong-un që e ndjekin në çdo hap përkujdesen që gjithçka të jetë nën kontroll dhe të shkëlqej nga pastërtia, siç është rasti i karriges ku do të duhej të ulej shefi i tyre gjatë takimit me Putinin, transmeton Telegrafi.
Ata pak qaste para se të fillonte takimi ishin futur në sallë dhe me lecka dhe alkool e kanë pastruar me kujdes karrigen e liderit, me qëllim që ai kur të ulet të ndihet i kënaqur.
Ata ishin të veshur me kostume të zeza dhe mbanin dorëza të bardha, e derisa po pastronin karrigen analizonin detajet me qëllim që mos t’ia lënë rastit për asgjë. /Telegrafi/