Oficeri i policisë Mehmet Ali Bulut, i cila ka punuar që nga viti 1993 në Departamentin e Mbrojtjes Presidenciale, ka kryer vetëvrasje.
Kur oficeri i policisë Mehmet Ali Bulut nuk shkoi në punë gjatë ditës së sotme dhe telefoni i tij ishte i fikur, tre kolegët shkuan në shtëpinë e tij, ku e gjetën trupin e pajetë të truprojës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ai kishte lënë një letër teksa shkruante se kishte marrë “Fyerje, kërcënime, poshtërim dhe vënie në një pozicion të gënjeshtarit”. Çdo njeri ka krenarinë e tij dhe unë nuk mund t’i duroja këto fjalë”, shkroi Bulut në një shënim, raporton cumhurriyet.
Ai gjithashtu theksoi se nuk dëshironte që eprorët e tij të merrnin pjesë në varrim, përveç një shefi të policisë.
Ndryshe, policia tashmë ka nis hetimet rreth rastit që ka bërë bujë të madhe në shtetin turk. /Telegrafi/