Ky është momenti rrëqethës kur një burrë trupmadh i moshës së mesme, grushton një vajzë të re me ngjyrë në prezencë të turmës së fëmijëve që qëndronin para një qendre tregtare.
Përleshja mes 51-vjeçarit David Steven Bell dhe viktimës 11-vjeçe, u filmua me telefon të mençur para qendrës tregtare Asheville në Karolinën e Veriut, transmeton Telegrafi.
Bell shihet i rrethuar nga një grup vajzash të reja, ku papritmas njëra prej tyre e shtynë nga pas. Ndërsa ende nuk dihet se çfarë kishte nxitur rrahjen para se të fillonte të filmohej ngjarja me telefon.
Në video ai dëgjohet duke u thënë mjaft më, kurse vajza që e filmon thotë “kush është ai”. Disa sekonda më pas Bell shtynë vajzën e cila më pas ngritet me vrull për ta sulmuar.
Por, ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi ai me vetëm një grusht të fuqishëm e rrëzon pa vetëdije në tokë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar Bell, nën akuzën për sulm ndaj vajzës që ishte nën moshën 12-vjeçe.
Viktima e sulmit brutal raportohet se nuk ka pranuar t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor, duke mos pranuar të zbulojë lëndimet trupore që ia kishte shkaktuar trupmadhi. /Telegrafi/