Telegrafi

Me trupin në plan të parë, Dhurata pozon me bikini (Foto)

Dhurata Ahmetaj po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me fotografitë që i publikon nga pushimet.

Menjëherë pas lansimit të videoklipit të këngës “Gabim”, këngëtarja vendosi që të shkonte në pushime dhe kohë pas kohë i mban të informuar ndjekësit me përjetimet e saja.

Ajo i ka publikuar disa imazhe, me ç’rast ka pozuar me bikini afër pishinës.

Linjat e Dhuratës janë të pëlqyera dhe për këtë këngëtarja ka marrë pëlqime të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/