Site icon Telegrafi

Trupi i zhveshur i një të vdekuri bie nga makina e funeralit (Video, +18)

Një skenë e tmerrshme është regjistruar nga kamerat e sigurisë, kur një trup i pajetë që ishte përgatitur për varrim bie në mes të rrugës.

Trupi i zhveshur ishte mbuluar pjesërisht me një leckë derisa po qëndronte i shtrirë në mes të rrugës, kurse veturat mundoheshin ta shmangnin, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet se si trupi i pajetë qëndron i shtrirë në qendër të qytetit për disa minuta, pasi shoferi i veturës që transporton kufoma nuk kishte mundur të identifikoj vendin ku e kishte humbur.

Por pas afro një orë, vetura për transportimin e funeraleve dhe dy nëpunës të kësaj kompanie arrijnë në vendin e ngjarjes, të cilët kishin marrë trupin e pajetë në Havanë të Kubës. /Telegrafi/

Exit mobile version