Site icon Telegrafi

Trupi i pajtimit do të punojë edhe në 20 ligje tjera të Maqedonisë

Debate Publike për ndryshimet kushtetuese në të gjithë territorin e shtetit kërkoi sot grupi që është pjesë e trupit për pajtim. Konsiderojnë se, të gjithë qytetarët duhet të kenë mundësi ta thonë mendimin e tyre rreth ndryshimeve.

Grupi për reforma, u morr vesh të nënshkruhet trup konsultativ ku do të ketë përfaqësues të AShAM-it, ku do të punojë në 20 ligje që duhet të miratohen më së voni në mes të dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nga temat e këtyre komisioneve do të jetë edhe arrestimi i Sasho Mijallkov, por deri tani prioritet është Ligji për amnisti, që është kush për mbështetje prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese. Ai ligj duhet të përfundojë këto dit.

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nuk morrin pjesë në punën e trupit për pajtim. Ata disa herë kanë cekur qëndrimin se nëse del diçka pozitive nga ky trup pajtues, ato do të mbështesin nismat e këtij trupi./Telegrafi/

Exit mobile version