Telegrafi

Trupi i pajetë i ish-kryeministrit Rexhepi, pritet të arrij nesër në Prishtinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në moshën 63 vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin shtetëror të Turqisë mëngjesin e sotshëm ,ku prej muajsh ndodhej në koma pas sulmeve të pësuara në tru.

Sipas burimeve të Telegrafit, trupi i pajetë i Bajram Rexhepit, pritet të arrij nesër në mëngjes rreth orës 8:30, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Më pas trupi i pajetë, i ish-kryeministrit Rexhepi, do të përcillet për në banesën e fundit me një ceremoni mortore nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Siç merr vesh Telegrafi, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 16:00 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë. /Telegrafi/