Sot, trupi i pajetë i shkupjanes me moshë rreth 30 vjet i gjetur në rrugë i shqetësoi gostivarasit. Ajo është vërejtur këtë mëngjes nga një kalues i rastit në rrugën “Ivo Llolla Ribar” në afërsi të qendrës së qytetit dhe rasti menjëherë është paraqitur në polici, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fillim është supozuar se gruaja që përkohësisht ka qëndruar në Gostivar, ka vdekur nga ndonjë aksident në komunikacion, por më pas është konstatuar se vdekja ka ndodhur në mënyrë të dhunshme, me siguri nga disa therrje me mjet të mprehtë në pjesën e supit, kraharorit dhe barkut, informuan nga Prokuroria themelore publike.
Policia është në kërkim të personit që dyshohet se ka kryer aktin e vrasjes, janë marrë gjurmë, mostra të gjakut nga trupi i të ndjerës, i cili gjatë ditës do të dorëzohet për obduksion.
Jo zyrtarisht, personi me prejardhje nga Shkupi, së bashku me një person tjetër nga Gostivari, ku ka jetuar përkohësisht kanë qenë lypasrë./Telegrafi/