Site icon Telegrafi

Trupi i Navalnyt i është dorëzuar nënës së tij, thotë zëdhënësja e tij

Trupi i figurës së opozitës ruse Alexey Navalny i është dhënë nënës së tij më shumë se një javë pasi ai vdiq, tha të shtunën zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh.

“Trupi i Alexey iu dorëzua nënës së tij. Shumë faleminderit për të gjithë ata që e kërkuan këtë me ne”, ka thënë Yarmysh në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.

Yarmysh shtoi se nëna e Navalny, Lyudmila Navalnaya, është ende në Salekhard, qyteti i Arktikut ku mbahej trupi i djalit të saj.

Navalny vdiq më 16 shkurt pas hekurave në një burg aty pranë.

Lexo po ashtu Pamje që thuhet se tregojnë autokolonën duke nxjerrë trupin e Alexei Navalny nga burgu i Arktikut - në mes të natës

Shërbimi rus i burgut tha se ai “u ndje keq pas një shëtitje” dhe “pothuajse menjëherë” humbi vetëdijen.

Familja dhe kolegët e Navalny kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Navalny, e cila vjen përpara zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm.

Putin nuk ka ndonjë konkurrent serioz dhe pritet të kalojë në mandatin e pestë në detyrë.

Planet e funeralit nuk janë bërë ende, tha Yarmysh. /Telegrafi/

Exit mobile version