Site icon Telegrafi

Trupi më i mirë në bikini

Carmen Electra
Carmen Electra ndoshta mund të jetë në të dyzetat, por trupi i saj në bikini duket aq mbresëlënës, sikurse në fotot e saja të para për revistën Playboy të vitit 1996.

Kim Kardashian
Kur Kim gjatë kësaj vere nuk kishte çfarë të bënte, ajo postonte foto të saja në bikini në rrjetin shoqëror Twitter. E, pse të mos e bënte një gjë të tillë, vetëm shikojini linjat e saja!

Rihanna
Natyrisht, përkundër skandaleve Rihanna me gojën plot mund të themi se është
“tmerruese”. Natyrisht se mund të hipnotizoheni me një dukje si kjo, pasi që gjatë kësaj vere Rihanna ishte përqendruar mjaft në përsosjen e linjave të saja të trupit dhe askush nuk mund ta thotë se nuk ia ka arritur qëllimit.

Stacy Keibler
Si njëra ndër yjet me trupin më të mirë në bikini për vitin 2012, Keibler e vërteton se me ushtrime dhe shprehi të shëndetshme ushqyese mund të keni një trup të përsosur, mu pikërisht si ky i saj.

/Telegrafi/

Exit mobile version