Site icon Telegrafi

Trupi i Kosta Krpaç dorëzohet për obduksion!

Trupi i 40 vjeçarit Kosta Krpaç nga Shkupi, i vetëvrarë sot në banesën e tij, para pak minutave i është dorëzuar Institutit për Mjekësi Ligjore në Shkup për obduksion, njofton Telegrafi Maqedoni.

Krpaç ka qenë i falur nga Presidenti Ivanov, i cili fali edhe 55 funksionar tjerë. Krpaç ka qenë i paditur nga Prokuroria Speciale Publike për aferën ”Fortesa” për shkatërrim të materialit përgjues.

Krpaç ka qenë i punësuar në MPB . Krpaç ka qenë drejtor i portalit Netpress.mk dhe ka qenë i afërt me pushtetin.

Sot, më herët Krpaç ka gjuajtur mbi një furgon në afërsi të banesës së tij në lagjen Kapishtec./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Gjuajtje me armë në Shkup, nuk ka të lënduar

Gjithashtu lexo: Plagoset një funksionar i lartë i LSDM-së në Manastir

Exit mobile version