Telegrafi

Trupi ishte djegur aq keq, sa që policia nuk mund të thoshte nëse ishte femër apo mashkull (Foto)

Një 40 vjeçar dhe 34 vjeçare janë akuzuar për vrasje pasi autoritetet kanë zbuluar një trup të djegur keq në një kopsht.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ouissem Medouni dhe Sabrina Qouider, të dy nga Pulborough Road, Wandsworth.

Po sipas mediave të huaja, policia nuk ka qenë në gjendje të tregojë moshën ose gjininë e personit të vdekur sepse mbetjet ishin kaq të djegura.

Trupi u zbulua në kopshtin e pasme të një shtëpie në Southfields, në jug-perëndim të Londrës, të mërkurën pasdite.

Megjithatë, është raportuar se trupi mund të jetë ai i Sophie Lionnet, një dado nga Franca Jugperëndimore, e cila po punonte për zonjën Quider.

Policia e cila kishte mbërritur të mërkurën rreth orës 18.30 e kishte zbuluar trupin pasi u njoftua nga një djalë tetë-vjeçar.

Gjithashtu kishin qenë disa prindër të cilët kishin raportuar për një “erë të ndyrë” e cila vintenga një shtëpi aty afër. /Telegrafi/

Sophie Lionnet, 21, ishte identifikuar nga banorët si viktima