Site icon Telegrafi

“Trupi im më paralajmëroi, por nuk dëgjova”: James flet për lëndimin që e pësoi

Kapiteni dhe njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm tek Chelsea, Reece James, është duke u ballafaquar me lëndime këtë fillim të sezonit.

23-vjeçari mungoi rreth dy muaj për shkak të një lëndimi në kofshë që e pësoi gjatë muajit gusht. Ky ishte njëherësh lëndimi i 17-të në karrierën e tij profesionale si futbollist, shifër kjo e madhe duke marrë parasysh moshën e tij të re.

Ai ka munguar pothuajse një vit pasi mori lëndimin e tij të parë në karrierë, kur e lëndoi kyçin e këmbës në sezonin 2019/20.

Lexo po ashtu Chelsea në kërkim të një sulmuesi, por jo vetëm që shënon gola

Në një intervistë të dhënë për uebfaqen zyrtare të klubit, James ka thënë se shpreson që t’i lë prapa krahëve lëndimet pasi ai ka mësuar se si të përkujdeset më mirë për trupin e tij.

“Ka raste që ndjen gjëra, por gjithçka që dëshiron të bësh është të luash. Pastaj shtyn dhe kupton se diçka ka ndodhur”, ka thënë fillimisht James.

“Trupi im më dha një paralajmërim, por nuk dëgjova. Tani jam më i vetëdijshëm se kur diçka nuk shkon, duhet të ngadalësoni pak”.

Në fund, James u ndal për të diskutuar mbi paraqitjet e Chelseat ku tha se ditë pas dite klubi po përmirësohet.

Lexo po ashtu Chelsea përballë akuzave për shkelje të rregullave financiare

“Ne jemi ende një grup mjaft i ri. Sa më shumë kohë të kalojmë me njëri-tjetrin aq më shumë mirëkuptim do të kemi. Kjo na ndihmon. Kemi bërë një rrugë të gjatë”.

“Paraqitjet tona në pesë apo gjashtë javët e fundit janë rritur. Të gjithë janë të lumtur përreth klubit. Besimi ynë po rritet. Rezultatet e ndihmojnë atë. Është pikënisja. Kur ne paraqitem mirë si ekip, njerëzit do të ndihen më të sigurtë”, përfundoi James./Telegrafi/

Exit mobile version