Në këtë xhirim, përveç familjarëve dhe miqve të Krasniqit të ndjerë, shihen edhe disa prej ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës (si kryetari i tashëm i LDK-së, Isa Mustafa – atëherë ministër i Ekonomisë dhe Financave), deputetë të Kuvendit të Kosovës që kishin shpallur Republikën e Kosovës (ndër të cilët Ilaz Ramajli, atëherë shef i Zyrës së Kosovës në Tiranë), si dhe personalitete të shumta shtetërore, politike e publike të Kosovës dhe të Shqipërisë.
LEXO PO ASHTU: Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, flet kushëriri i parë
Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij prehet në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar.
LEXO PO ASHTU: Qeveria shqiptare duhet të tregojë vrasësit
Telegrafi më poshtë ju sjellë edhe ca foto dhe dokumente të papublikuara më parë, që janë pjesë e arkivit të fotografit Fahredin Spahija. Këto dokumente Spahija ia ka ofruar enkas Telegrafit dhe botohen me lejen e tij.