Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra fansa.
Ajo është shquar gjithmonë për fizikun e saj të shkëlqyer, dhe fakti se ka një një trup perfekt po e dëshmon dita-ditës.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram Story, ku shfaqet duke kërcyer me muzikë ritmike, teksa vë në pah trupin e saj elastik me lëvizjet provokuese që bën.
Në këtë video, ajo ka dëshmuar që përveç këndimit është një talente e madhe edhe në kërcim.
Kujtojmë se para pak muajsh, ajo ishte protagoniste në klipi “Kisses Down Below” të reperit amerikan October London si balerinë.
Ndërkohë, Hadërgjonaj ka pohuar se shumë shpejt do t’i rikthehet projekteve të reja në muzikë, të cilat pritet të jenë në gjuhën angleze. /Telegrafi/