Në Banjallukë është zhvarrosur trupi i të riut, David Dragiçeviq, pasi prindërit e tij kanë vendosur të rivarrosin atë në qytezën Wiener Neusta, afër Vjenës.
Rivarrimi i studentit të vdekur në rrethana të pasqaruara, do të bëhet më 15 mars, në njëvjetorin e vdekjes.
Prindërit të tij thanë se e kanë marrë këtë vendim për shkak të mungesës së përparimit në hetimin e rastit nga ana e autoriteteve të Republikës Serbe të Bosnjës.
Suzana Radanoviq dhe Davor Dragiçeviq gjithashtu përmendën “presionin” e ushtruar ndaj tyre nga ana e autoriteteve, përcjell rel.
David Dragiqeviq, 21 vjeçar, student i teknologjisë, u zhduk natën e 18 marsit të vitit 2018. Trupi i tij u gjet më 24 mars në lumin Vrbas në Banja Llukë.