Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, duket mjaft komode me trupin e saj, pasi është duke publikuar fotografi që vënë në pah format e saja.
Në imazhet e fundit, fituesja e ‘X Factor’ është e veshur me një fustan të shkurtë që ia ekspozon për mrekulli linjat e saj.
Njëherësh, ajo ka sjellë edhe një video, ku shfaqet në xhirim të ngadalësuar duke ecur dhe duke u rrotulluar.
Sa i përket anës muzikore, javë më parë Arilena e ka publikuar klipin e ri, “TokeRroke”. /Telegrafi/