Fansat e Aretha Franklinit ia japin nderimet e fundit mbretëreshës së ndjerë të muzikës ‘soul’.
Këngëtarja e humbi luftën me kancerin e pankreasit më 16 gusht dhe ndërroi jetë në moshë 76 vjeçare.
Aretha Franklin laid to rest in gold coffin as fans line road to pay final respectshttps://t.co/saAdzjOwJx pic.twitter.com/csDG4wzxbJ
— Mirror Celeb (@MirrorCeleb) August 28, 2018
Trupi i këngëtares është vendosur në një arkivol prej ari dhe ndodhet në Muzeun Charles H. Wright të Historisë Afrikano-Amerikane në Detroit të Michiganit, ku do të qëndrojë për dy ditë.
Të gjithë dashamirët e muzikës së saj do ta kenë mundësinë ta shohin trupin në vendin, ku ajo e nisi karrierën si fëmijë duke kënduar në korrin e kishës baptiste.
Mediat amerikane raportojnë se arkivoli do të jetë i hapur për ata që duan ta nderojnë këngëtaren.
This was the moment Aretha Franklin arrived at the Charles H. Wright Museum for the first day of public visitation. DETAILS: https://t.co/Ra2Mw5oNj6 pic.twitter.com/u200tBYqtH
— FOX 2 Detroit (@FOX2News) August 28, 2018
Në ndërkohë, TMZ bën të ditur se Aretha nuk ka lënë testament, ashtu që katër djemtë e saj do ta ndajnë në mënyrë të barabartë pasurinë prej 80 milionë dollarësh, sipas ligjit të Michiganit.
Varrimi i Franklin do të bëhet më 31 gusht, kur trupi i saj do të vendoset në varrezat familjare. /Telegrafi/