Telegrafi

Trupat ushtarake të Koresë Veriore qëlluan mbi rojat kufitare të Koresë Jugore

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë shkëmbyer zjarr në pjesën jugore të kufirit, një ditë pasi lideri i shtetit verior, Kim Jong-Un u shfaq për herë të par pas një mungese prej tri javësh.

Ishin trupat ushtarake të Koresë së Veriut, që qëlluan me armë në drejtim të Jugut në Zonën e Demilitarizuar që ndanë gadishullin, duke bërë që forcat e Koresë së Jugut të kundërpërgjigjeshin, transmeton Telegrafi.

Sipas Joint Chiefs of Staff me bazë në Seul, sulmet filluan në orën 7.41, kur trupat ushtarake të Koresë së Veriut, qëlluan mbi rojat kufitare të Koresë së Jugut. Për t’ju kundërpërgjigjur sulmit, Koreja e Jugut ka hedhur dy predha në drejtim të Koresë Veriore.

Ky shkëmbim i rrallë me armë zjarri, vjen vetëm një ditë pas paraqitjes publike të liderit Kim Jong-Un, që për tri javë nuk dukej askund, ndërsa thuhej se ishte i sëmurë dhe kishte rrezik të stabilitetit në këtë shtet të izoluar.

“Kemi ndërmarrë aksione, që të zbulojmë se çfarë e nxiti sulmin, ndërsa po punojmë që të parandalojmë situatat e tilla”, thuhet në raportin e Joint Chiefts of Staff.

Deri më tani, nuk ka raportime për të plagosur në të dy anët, apo për dëmet që i ka shkaktuar ky shkëmbim zjarri. /Telegrafi/