Site icon Telegrafi

Trupa të pajetë, rrënoja e shpërthime: Kështu duket pjesa perëndimore e Mosulit që kontrollohet nga ISIS-i! (Video, +18)

CNN ka publikuar pamje ekskluzive dhe njëherit rrëqethëse të pjesës perëndimore të qytetit të dytë më të madh në Irak, Mosul.

Në video shihen trupat e pajetë të xhihadistëve të shtrirë nëpër rrugë, fëmijët të cilët ecin nëpër rrënoja të cilat dikur kanë qenë shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.

Aty gjithashtu shfaqet një burrë duke bartur në shpinë kushëririn e tij të plagosur, derisa në të gjitha anët e qytetit dëgjoheshin shpërthime dhe të shtëna armësh.

Betejat e ashpra për çlirimin e Mosulit janë duke vazhduar. Forcat irakiane presin që gjatë këtij muaji, më së voni pas tri javëve të marrin nën kontroll të plotë këtë qytet.

ISIS ka humbur shumicën e territorit të këtij qyteti që nga fillimi i ofensivës, që filloi tetor të vitit të kaluar.

Militantët e ISIS-it janë të rrethuar në pjesën veriperëndimore, duke përfshirë edhe qytetin e vjetër që ka rëndësi të veçantë historike. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bsyKNBuVxKs

 

 

Exit mobile version