Pakistani dhe India kanë njoftuar sot se kanë arritur t’ia rrëzojnë njëri-tjetrit aeroplanët luftarak, pas eskalimit të situatës mes këtyre dy fuqive bërthamore.
Pakistani ka bërë të ditur se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë të Indisë të cilët u futën në hapësirën e tyre ajrore, por insistojnë se janë “pro idesë për luftë” me fqinjin, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq India ka konfirmuar se një nga aeroplanët e tyre është rrëzuar, duke shtuar se edhe ata kanë rrëzuar një aeroplan të fqinjit të tyre, ndërsa këto aksione janë zhvilluar në kufirin e diskutueshëm të Kashmirit.
Por, për të mos eskaluar edhe më shumë situata, Pakistani ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturime komerciale, e kryeministri pakistanez, Imran Khan është shprehur i gatshëm që më bisedime të zgjidhet kjo krizë e krijuar së fundmi në Kashmir.
E një video që po qarkullon në internet shfaq pilotin e aeroplanit indian të rrëzuar nga forcat pakistaneze, i cili qëndron i shtrirë në tokë e forcat pakistaneze e shqelmojnë dhe grushtojnë derisa e dërgojnë në shtab për intervistim. /Telegrafi/