Njëqind xhihadistë u vranë në një operacion të përbashkët të madh me forcat franceze në Mali, konfirmoi të martën ushtria maliane.
Në një deklaratë, ushtria tha se “njëqind terroristë [u] neutralizuan, njëzet janë arrestuar gjersa u sekuestruan disa motorë dhe materiale lufte” gjatë operacionit Eklipsi, i cili u zhvillua nga 2 deri në 20 janar nga ushtria maliane dhe forcat franceze si pjesë e Operacioni Barkhane, raporton euronews.
Franca tha javën e kaluar se rreth 20 xhihadistë u vranë në mes të janarit nga ushtria franceze dhe partnerët e tyre lokalë në veri të Burkina Fasos, në zonën e ashtuquajtur “tre kufijtë” – duke përfshirë Burkina, Mali dhe Niger – gjatë veprimit të kryer në koordinim me Operacioni Eklipsi.
Grupe të tjerë të lidhur me Shtetin Islamik (ISIS) gjithashtu janë të pranishëm në këtë rajon.
Franca aktualisht ka 5,100 trupa ushtarake të vendosura në rajonin e Sahelit, duke luftuar xhihadistët së bashku me ushtritë e G5 Sahel – Mauritania, Mali, Çadi, Burkina Faso dhe Niger – që nga viti 2013. /Telegrafi/