Telegrafi

Trupat e më shumë se 70 viktimave të një anijeje u nxorën në Nigeri

Autoritetet nigeriane nxorën trupat e më shumë se 70 personave që u mbytën kur një anije prej druri u fundos të mërkurën pasi u përmbys në lumin Niger.

“Deri më tani, 76 trupa janë gjetur dhe 22 njerëz janë shpëtuar. Zhytësit ende po kërkojnë për trupat e viktimave”, tha zëdhënësi i guvernatorit të shtetit, Kebi Abubaka Dakingari, raporton reuters.

Kanë qenë midis 100 dhe 200 njerëz në varkën prej druri, përfshirë gra dhe fëmijë. Pasagjerët po udhëtonin nga shteti i Nigerit në shtetin Kebi të mërkurën në mëngjes kur anija u përmbys. Dëshmitarët okularë thonë se anija papritmas u thye në gjysmën e lumit.

Aksidentet me varka përgjatë lumit Niger janë të zakonshme, veçanërisht kur niveli i ujit rritet pas shirave të mëdha.

Disa aksidente i atribuohen gjithashtu mbipopullimit ose përplasjeve me trungjet e pemëve në lumë.

Tetë vetë u vranë në një aksident të ngjashëm në zonë shtatorin e kaluar. /Telegrafi/