Site icon Telegrafi

Trupat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani më 11 shtator

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të njoftojë se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani do të bëhet më 11 shtator.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, SHBA-ja do të përjashtojë afatin e muajit maj për këtë tërheqje e cila ishte dakorduar me talibanët vitin e kaluar nga administrata e presidentit, Donald Trump.

Afati i tërheqjes do të përkojë me 20 vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit në SHBA në vitin 2001.

Biden kishte thënë më herët se afati i 1 majit do të ishte i vështirë për t’u përmbushur.

Zyrtarët amerikanë thonë se ka rreth 2,500 trupa në Afganistan. Përveç kësaj, nuk është menjëherë e qartë se çfarë do të ndodhë me disa qindra forca të operacioneve speciale amerikane atje që shpesh punojnë për CIA-n në misionet kundër terrorizmit.

Këto trupa nuk pranohen publikisht dhe nuk janë pjesë e llogaritjes zyrtare të 2,500 trupave në vend./Telegrafi/

Exit mobile version