Trupat amerikane që janë pjesë e KFOR-it kanë kryer një trajnim me zjarr përpara vendosjes në Kosovë.
Misioni amerikan në NATO ka treguar se trajnimi quhet “fobia e zjarrit”.
“Nuk është çudi. Është organizuar për aleatët dhe partnerët e NATO-s përpara vendosjes së tyre në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social “X”.
Tutje bëhet e ditur se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) po ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.
It’s called “fire phobia” training. No wonder why.
It’s organized for NATO Allies and partners ahead of their deployment to Kosovo. NATO’s peacekeeping mission in Kosovo (KFOR) is helping to maintain a safe and secure environment for all people and communities in Kosovo, in line… pic.twitter.com/83gO6Ir2iQ
— U.S. Mission to NATO (@USNATO) February 22, 2024
Mbi 4 mijë trupa nga 28 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR. Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe. /Telegrafi/