Trupa të pajetë, gëzhoja plumbash e vetura të djegura – brenda fshatit sirian që dikur kontrollohej nga militantët e ISIS-it (Foto, +18)
Trupa të pajetë dhe mina të vendosura në objekte të ndryshme janë disa nga pamjet e frikshme të publikuara nga zonat e çliruara nga forcat aleate të mbështetura të SHBA-të, por që dikur kontrolloheshin nga militantët e organizatës terroriste ISIS.
Militantët e ISIS-it kishin “zbarkuar” në Baghouz në pjesën lindore të Sirisë duke bërë të pamundur që me snajperë, armë të ndryshme e madje kamikazë, që ta mbajnë nën kontroll këtë zonë, transmeton Telegrafi.
Forcat Demokratike siriane të përkrahura nga SHBA-të kanë shpallur fitoren ndaj militantëve të ISIS-it, pasi kanë arritur të tkurrin terrenin që ata dikur e kontrollin, dhe kështu janë futur në fshatin që tashmë është shndërruar në një zonë fantazmë.
Aty mund të shihen mijëra gëzhoja të plumbave të kalibrit të ndryshëm, vetura të djegura, çarçafë të shpërndarë nëpër fusha që i përdornin nëpër tenda dhe kallashnikovë të mbuluar me ndryshk.
Që kur në vitin 2014, ISIS deklaroi “kalifatin” në Siri dhe Irak, ata kishin sunduar në një territor të gjerë me madhësi të Mbretërisë së Bashkuar.
Por, pas luftimeve të ashpra që zgjatën disa vite, ata janë zmbrapsur edhe nga fshati Baghouz që konsiderohej si “streha” e fundit e militantëve të ISIS-it. /Telegrafi/