Pas këtij mini-programi të cilin e përbëjnë bashkimi i tri ushtrimeve me vetëbesim të plotë do të mund të ekspozoni trupin tuaj në plazh
Muskuli i bicepsit në këtë program bëhet nëpërmjet tri variacioneve të cilat në një mënyrë ndryshe sulmojnë vetë muskulin.
Gjithashtu, ushtrimi bëhet në pozitën në gjunjë, andaj angazhimi i muskujve abdominalë është në nivelin maksimal.
Shtytja alternative në pozitën e pompave është ushtrimi i cili sulmon bërthamën e muskujve, ndërsa krahas kësaj janë aktivë edhe muskujt e duarve dhe të supeve.
Lëvizja e pompave nga ana tjetër kujdesin shtesë e vë në qëndrueshmërinë e tricepsit,transmeton Telegrafi.
E ashtuquajtura shtytje diamant është ushtrimi që kërkon angazhim të të gjithë muskujve të trupit në pozitën shtytëse.
Megjithatë, nëse dëshironi që të tendosni muskujt e barkut dhe muskujt e supeve, zgjedhja më e mirë për ju janë ushtrimet me shtytje izometrike.
Ushtrimet bëni në radhitjen e përshkruar në kuadër të 40 sekondave për secilën lëvizje dhe 20 sekonda pauzë midis lëvizjeve.
Ushtrimi 1: Lakimi i bicepsit në gjunjë
5 lakime me mbikapje, 5 lakime çekiç dhe 5 lakime nënkapje
Ushtrimi 2: Shtytje alternative në pompa
Ushtrimi 3: Shtytja diamant
Ky është rundi i parë, bëni gjithsej 3 deri në 4 runde
/Telegrafi/