Autoritet e sigurisë në Guangzhou të Kinës, urdhëruan prerjen e kurorës së një peme, që është rritur për 40 vjet nëpër një ndërtesë katër katërshe.
Nga frika se mund të shembet ndonjë pjesë e fasadës apo të shkëputen degët, iu është eliminuar pjesa e sipërme, megjithëse trungu ende mbetet i paprekur, transmeton Telegrafi.
Madje, trungu i pemës që është një lloj fiku kinez, vazhdon të ketë gjendje të mirë dhe po vazhdon të rritet.
Sipas banorëve të zonës, e tëra ndodhi pasi një zog e lëshoi farën dhe plasaritjet në objektin e vjetër, kanë bërë që të arrijë dheun dhe të mbijë. Shumë njerëz e kundërshtuan prerjen e kurorës, duke e konsideruar si një atraksion turistik dhe fenomen që ndodhet vetëm në atë zonë.
Ata kërkuan që objekti të boshatiset dhe banorët të kompensohen, ndërsa zona të rrethohet për shkaqe të sigurisë dhe kjo të shërbejë si atraksion turistik. /Telegrafi/