Telegrafi

Trungu digjet përbrenda, pasi goditet nga rrufeja (Video)

Jim Probst nga Shtetet e Bashkuara, ka qenë duke e bërë xhiron e mëngjesit, kur qeni tij ka nisur të lehte nga frika e një trungu që digjej.

Në videon e postuar më poshtë, shihet pema që ka marrë flakë, pasi është goditur nga rrufeja, transmeton Telegrafi.

Derisa degët dhe pjesa e sipërme ka mbetur e paprekur, pjesa e poshtme ishte bërë shkrumb e hi.

“Ishte një mëngjes me shi dhe vetëtima, por më vonë qielli u hap dhe të reshurat ndaluan. Gjatë shëtitjes, e pashë këtë pemë që ishe ndezur nga goditja e rrufesë”, ka shkruar Probst lidhur me rastin.

“Duket si vepër e ndonjë demoni”, si dhe “kjo shpjegon arsyen e shumë zjarr vënieve”, janë dy nga komentet që janë lënë për këtë ngjarje. /Telegrafi/