Telegrafi

Trumza ngadalëson plakjen e trurit

Hulumtimet moderne janë tё përqendruara mё shumё nё vetitё antiseptike dhe antibakteriale tё trumzës, si edhe në aktivitetin i saj antioksidues, qё mbron yndyrat nё membranat e qelizave.

Njё studim i fundit nё minj, ka gjetur se plotësimi i ushqimeve me trumzë mund tё ndihmojё ngadalësimin e plakjes sё trurit.

Minjtё, të cilët kanё ngrёnё trumzë, kishin njё përqindje mё tё lartё tё yndyrave tё pangopura nё qelizat e turit, qё ёshtё qenësore pёr tё lejuar qelizat e trurit tё komunikojnë me njëra-tjetrёn.

Trumёza po ashtu përmban antioksidues tё quajtur flavonoide, tё cilat mund tё ndihmojnë reduktimin e rrezikut tuaj nga sëmundjet kronike, siç janë sëmundjet e zemrës dhe sulmi nё tru.