Site icon Telegrafi

Trumpit nuk i pëlqen portreti i tij presidencial – por merr një të ri nga Putini

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pranuar një portret dhuratë nga homologu i tij rus, Vladimir Putin.

Portreti i ri nuk është shfaqur publikisht.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e përshkroi atë si një “dhuratë personale”, duke shtuar se vetëm vetë Putini mund të zbulojë detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, Trump shkoi në Truth Social për të kritikuar një foto të mëparshme të tij që varej në ndërtesën e Kapitolit të Kolorados derisa u hoq, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se presidenti amerikan i ka kushtuar shumë vëmendje imazhit të tij dhe u bë kryefjalë në janar duke zbuluar portretin zyrtar të tij.

"Vërtet më i keqi", Trump kërkon heqjen e portretit të tij presidencial
Lexo po ashtu "Vërtet më i keqi", Trump kërkon heqjen e portretit të tij presidencial

I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff konfirmoi marrjen e portretit të ri nga Moska, duke thënë se atij i ishte kërkuar ta transportonte atë në Uashington.

Ai e përshkroi veprën si një pikturë – një “portret i bukur” nga një “artist kryesor rus” – por nuk dha asnjë informatë tjetër.

Dhurata u konfirmua nga Peskov, pasi negociatorët amerikanë dhe rusë u ulën përsëri për bisedime në Arabinë Saudite si pjesë e përpjekjes së Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ndryshe, Trump ende nuk ka komentuar publikisht imazhin e dërguar nga Putini. /Telegrafi/

Exit mobile version