Site icon Telegrafi

Trumpit i kërkohet që të paraqitet në gjykimin për fajësim në Senat

Drejtuesit e gjyqit të fajësimit të Donald Trumpit i kanë dërguar një letër ish-presidentit që të paraqitet në ditën e gjykimit në Senat.

Ligjvënësi demokra, Jamie Raskin, menaxheri kryesor i fajësimit, i kërkon Trumpit të dëshmojë “sa më shpejt të hënën, 8 shkurt 2021, dhe jo më vonë se e enjtja, 11 shkurt 2021. Ne do të ishim të kënaqur ta rregullonim një dëshmi të tillë në një kohë të përshtatshme vendin”.

“Nëse e refuzoni këtë ftesë, ne rezervojmë çdo dhe të gjitha të drejtat, përfshirë të drejtën për të vërtetuar në gjyq se refuzimi juaj për të dëshmuar mbështet një përfundim të fortë të kundërt në lidhje me veprimet tuaja (dhe mosveprimin) në 6 janar 2021,” vazhdoi ai, raporton cnn.

Disa senator republikan thonë se duhet të mendonin për këtë, të tjerët si, Ted Cruz, argumentuan se demokratët thjesht “duan një shfaqje qesharake gjyqësore”. Senatorja Lisa Murkowski u tha gazetarëve se, “Unë do të mendoj për këtë”.

Theksojmë se Trumpi po fajësohet se ka nxitur mbështetësit që shkaktojnë kaos në Kongresin amerikan, ku kishte edhe viktima.

Ndryshe, Trump kishte kaluar nëpër këtë procedurë të fajësimit edhe vitin e kaluar, por që kishte dalur fitues. /Telegrafi/

Exit mobile version