Një tjetër largim vjen nga administrata e Donald Trump, kur Presidenti i SHBA-ve ka vetëm një muaj në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Pas largimit së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flyn, Sekretari i Punës, Andrew Puzder, vendos të largohet, ende pa marrë detyrën.
Miliarder dhe pronar i zinxhirit të Fast Food-eve CKE Restaurants, Puzder e ka njoftuar vetë tërheqjen e tij nga posti i sekretarit të punës.
Puzder humbi mbështetjen e shumë republikanëve pasi pranoi se kishte punësuar një emigrant ilegal.
Ai po ashtu është akuzuar nga punonjësit për mosrespektim të kontratave ligjore si dhe për ngacmim seksual. /javanews/