Telegrafi

Trumpi tallet me Bidenin për mbajtjen e maskës në fytyrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tall të enjten me kandidatin demokrat për president, Joe Biden për vendosjen e një maske në fytyrë edhe pasi SHBA-ja vazhdon të udhëheqë botën me rastet e coronavirusit, me më shumë se gjashtë milionë infeksione.

Duke folur para një turme kryesisht pa maska në Pensilvani, Trump pyeti mbështetësit nëse ata e njohin “një njeri që i pëlqen një maskë aq shumë” sa Biden, raporton CNN.

“Kjo i jep atij një ndjenjë sigurie,” tha Presidenti. “Nëse do të isha psikiatër, do të thosha që ky djalë ka disa probleme të mëdha”, transmeton Telegrafi.

Komentet e Trumpit, të cilat erdhën një ditë pasi SHBA-ja kaloi 185 mijë vdekje shkaku i COVID-19, bien ndesh me këshillat e ekspertëve të shëndetit publik, të cilët kanë theksuar rëndësinë e mbulimit të fytyrës mes rihapjes së vendit, duke pasur parasysh që njerëzit pa simptoma mund të transmetojnë pa e ditur virusin.

Lexo po ashtu Biden dhe Trump nuk po kursejnë asgjë, kjo mund të jetë fushata presidenciale më e shtrenjtë në histori të SHBA-ve

Maskat kryesisht janë për të parandaluar që njerëzit që kanë virusin të infektojnë të tjerët.

Ndryshe, kujtojmë se zgjedhjet për presidentin e ri amerikan do të mbahet më 3 nëntor (e martë). /Telegrafi/