Joe Biden ka hedhur poshtë mundësinë që të debatojë në një vend me presidentin amerikan, Donald Trump, nëse ky i fundit ende është pozitiv sa i përket coronavirusit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të Shteteve të Bashkuara, i cili kundër kandidatin demokrat e ka quajtur “të çmendur”.
“Ai ka qenë i çmendur për vite me radhë dhe të gjithë e dinë këtë”, shkroi presidenti në llogarinë personale në Twitter.
“Media është mbërthyer me të dhe thjesht po përpiqen ta mbrojnë atë”, shtoi ai. “A keni vërejtur se të gjitha gjërat negative, si koeficientin e ulët të inteligjencës, nuk e përmend më kurrë? Fake News!”, ka shkruar Trump.
Kujtojmë se debati i dytë presidenciale mes dy kandidatëve do të duhet të zhvillohet më 15 tetor në Miami. Zgjedhjet për presidentin e ri të SHBA-ve duhet të mbahen më 3 nëntor (e martë). /Telegrafi/
He’s been a wacko for years, and everyone knows it. The Lamestream Media is stuck with him and they are just now trying to clean up his act. Notice how all of the bad things, like his very low IQ, are no longer reported? Fake News! #MAGA https://t.co/LU2o2m7CSs
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 7, 2020