Site icon Telegrafi

Trumpi nderon Clintonët, fton të gjithë të ngriten në këmbë për ta! (Video)

Pasi që u larguan nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump dhe gruaja e tij Melania ishin të shoqëruar nga Barack dhe Michelle Obama rrugës për në Capitol, ku pritej të bënte betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Në inaugurimin e tij ishin të ftuar shumë fytyra publike ndër ta ishte edhe kundërkandidatja e tij Hillary Clinton, e cila së bashku me bashkëshortin ndoqën nga afër ceremoninë e inaugurimit.

Por, mospajtimet që i kishin pasur gjatë fushatës presidenciale duket se Trump i ka harruar, pasi ai e ftoi çiftin Clinton në drekën e organizuar.

Dhe për të treguar traditën e demokracisë në politikën amerikane, Donald derisa po mbante një fjalim para të ftuarve tha se ndihet i nderuar me prezencën e Hillary dhe Bill Clinton.

Ai kërkoi nga të ftuarit që të ngritën në këmbë dhe të duartrokasin për çiftin Clinton, për të cilët tha se janë të mrekullueshëm.

“Dua të them se jam shumë, shumë i nderuar, kur kam dëgjuar se presidenti Clinton dhe sekretarja Clinton do të vijnë sot këtu. Dua që të ngriteni dhe sinqerisht nuk kam tjetër çfarë të them përveç që kam shumë respekt për këta dy njerëz”, ka deklaruar Trump. /Telegrafi/

 

Exit mobile version